E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri Mazniku: 20% e granteve për bashkitë do të jepen në bazë të performancës

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi të shtunën nga Shkodra për mediat, pas takimit të punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, 20% e granteve për bashkitë do të jetë në bazë të performancës.

Mazniku tha për mediat se, “20% e grantit në vitin 2025 do të fokusohet në mënyrë specifike si grant performance që do të fokusohet tek mënyra si bashkitë ia dalin për të mbledhur të ardhurat e tyre”.

“20% e grantit në vitin 2025 do të fokusohet në mënyrë specifike si grant performance që do të fokusohet tek mënyra si bashkitë ia dalin për të mbledhur të ardhurat e tyre”, tha Mazniku.

“Nëse performojnë mirë në mbledhjen e të ardhurave të tyre ne do i japim dhe një mbështetje tjetër përmes grantit”, u shpreh ministri.

Kjo, shtoi ai, “nuk lidhet fare me bashkitë të majtë apo të djathtë por me tregues praktik të matshëm të transparentë performance”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›