E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Nishani, përshëndetet me uniformat blu, jashtë KQZ-së

Në një moment, kur vala më e madhe e simpatizantëve të PS-së janë larguar, në orët e mbrëmjes vihet re prania e Ministrit të Brëndshëm Bujar Nishani dhe Drejtorit të Përgjithshëm te policisë së shtetit Hysni Burgaj, jashte ambienteve të KQZ-së.

Gjatë një takimi të zhvilluar me perfaqësues së policise, të cilët janë të instaluar pranë këtij institucioni, z.Nishani i ka përshëndetur ata për qëndrimin që kanë mbajtur, në protestat e dy ditëve të fundit.

Sot në mbrëmje, ministri Nishani ka mbërritur në ambientet e jashtme të KQZ-së, për tu njohur me problematikën e hasur gjatë protestave të organizuara nga PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›