E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama paralajmëron: Nuk do njohim zgjedhjet

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit dhe qeverinë Berisha, nëse, siç tha ai, Saliu nuk e ndal maskaradën e vjedhjes së votës në tavolinë.

Në emër të lirisë së votës, të drejtës së pamohueshme të qytetarëve shqiptarë, në emër të interesave të larta të vendit, i thërras Saliut, ndale këtë maskaradë që e ke iniciuar dhe po e vazhdon- iu drejtua Rama kryeministrit Berisha.

Rama i bëri thirrje, Berishës të ndalojë atë që ai e quajti një turp, që fyen çdo shqiptar, dhe që ka habitur çdo mik ndërkombëtar, pasi po dalin kuti pa kod dhe shumë parregullsi të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›