E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Nishani prezanton Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë

Tiranë, 19 korrik, NOA Duke iu referuar objektivit kryesor të qeverisë forcimit të shtetit të së drejtës dhe çmontimin e sistemit të korrupsionit, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani në prezantimin e Strategjisë Sektoriale të Drejtësisë theksoi se mbetet imperative vazhdimi i përpjekjeve tona për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, si një detyrim me karakter absolut dhe i pakushtëzuar ndaj qytetarëve shqiptarë, por edhe si angazhim i ndërmarrë nga Shqipëria në strukturat euro-atlantike.

Ministri Nishani tha se Prezantimi i kësaj Strategjie synon jo vetëm kristalizimin e parimeve, qëllimeve dhe objektivave mbi sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha bashkërendimin dhe koordinimin institucional në një të vetëm.

Sipas ministri të Drejtësisë, me anë të këtij dokumenti strategjik synohet përsosja më tej e sistemit të drejtësisë, rritja e aksesit në drejtësi, rritja e besimit të publikut në drejtësinë shqiptare duke e forcuar dhe rritur më tej kontributin e këtij sektori në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe duke nxitur e përshpejtuar integrimin evropian.

E bazuar në politikat ekzistuese të Qeverisë Shqiptare, të prezantuara nëpërmjet dokumenteve kyçe si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kjo strategji merr në analizë çështjet e identifikuara të sistemit të drejtësisë, si dhe synon të përcaktojë prioritetet dhe objektivat për të ardhmen e punës së aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Në themel të këtij dokumenti strategjik është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të sistemit të drejtësisë, të ofruara përkundrejt kostove efektive. Shërbimet e këtij sistemi duhet të jenë të orientuara për të përmbushur me cilësi, shpejtësi dhe efektivitet nevojat e përdoruesve dhe të komunitetit.

Ministri Nishani shpalli parimet kryesore të strategjisë që prezantoi që janë pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe Ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së të gjithë veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.

Nishani shtoi se në hartimin e draft strategjisë sektoriale të drejtësisë kanë kontribuar të gjithë institucionet e përfshira në sistemin e drejtësisë si dhe organizatat e tjera që operojnë në fushën e drejtësisë, duke formuar në këtë mënyrë një dokument unik, i cili do të shërbejë si një udhërrefyes për punën e të gjithë këtyre aktorëve.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›