E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Rishikimi i buxhetit, i pamjaftueshëm për keqmenaxhimin e fondeve

Tiranë, 19 korrik, NOA Rishikimi i buxhetit të paraqitur është i pamjaftueshëm për përballimin e nevojave që i kanë lindur ekonomisë së vendit si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit me financat publike.

Kështu u shpreh gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohet miratimi i shkurtimit të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2010, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.

Viti 2009, quhet nga ju një vit i vështirë në realizimin e të ardhurave dhe i tillë ka qenë si vit i fillimit të krizës ekonomike në Shqipëri. Megjithatë në këtë vit, për arsye jo vetëm elektorale, po sigurisht, siç është në praktikën tuaj, edhe për arsye korruptive e përfitimi personal, të ardhurat e shtetit u keqpërdorën e keqmenaxhuan. Dhe pastaj, kur këto mbaruan siç mund të pritej nga kushdo, u morën borxh shumë para të tjera, me një kosto shumë të lartë, për të vazhduar abuzimin me financat publike në kurriz të të gjitha familjeve shqiptare, të cilat sot nëpërmjet taksave, gjobave dhe edhe kursimeve të tyre, po paguajnë një faturë të kripur për keqqeverisjen tuaj, vijoi më tej deputetja socialiste.

Sipas Xhaçkës, pavarësisht rënies së të ardhurave të qeverisë në një nivel, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga mazhoranca vazhdohet ende të planifikohet një rritje të ardhurash vjetore prej 11.4 % krahasuar me vjet.

Në buxhetin tuaj flitej se nuk kishte "elementë të brendshëm të krizës". Në fakt, elementi i brendshëm i krizës është vetë kjo qeveri, e cila nuk ndalon para asgjëje në përpjekjen e vazhduar për të fshehur dështimet saj e dëmet që po i shkakton dita-ditës ekuilibrave sociale e ekonomikë të vendit, tha ajo.

Duke përfunduar se qytetarët shqiptarë pas një viti shumë të vështirë, po detyrohen të kalojnë një vit tjetër edhe më të vështirë, sepse qeveria e tyre nuk mendohet një çast përpara se të ngarkojë mbi ta taksa, gjoba e kosto të reja, pavarësisht se jemi vendi më i varfër në Europë për të ardhura për frymë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›