E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo feston ne Berat diten e Ujit te Bekuar

Berat 6 janar 2011 NOA- Me rastin e 6 Janarit festes se Ujit te Bekuar Ministri Genc Pollo mori pjese ne ceremonine e hedhjes se Kryqit simbol i dites se pagezimit te besimtareve ortodokse ne qytetin e Beratit.

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njeheresh deputet i ketij rrethi pasi ka ndjekur nga afer te gjithe ceremonine e hedhjes dhe kapjes se Kryqit eshte drejtuar se pari ne Katedralen e Shen-Dhimitrit ku jane bere dhe ritet fetare te rastit.

Me pas i shoqeruar nga Prefekti i Qarkut Bujar Hoxhaj dhe drejtues te tjere vendore eshte drejtuar per te bere urimet e kesaj dite ne Metropoline e Beratit ne te cilen jane pritur nga Mitropoliti i Beratit Vlores Kanines dhe gjithe Myzeqese imzot Ignati.

Gjate fjales se tij ministri Pollo foli per rendesine e kesaj dite dhe vecantine e menyres se si kjo dite kremtohet ne qytetin e Beratit.

Ajo qe behet ne Berat eshte e vecante jo vetem ne Shqiperi por pa ekzagjerim edhe ne te gjithe boten. shte nje dite e shumekuptimte jo vetem ne domethenien fetare por edhe ne perfshirjen e te tereve ne kete gare nga e cila perfitohen shume gjera te mira e te bukura u shpreh ai gjate fjales se mbajtur para qytetareve beratas.

Kjo dite ne Berat shnderrohet ne nje feste masive ku besimtare ortodokse por edhe te besimeve te tjera mblidhen se bashku per te pare nga afer shfaqjen e hedhjes dhe kapjes se Kryqit ne uje.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›