Adelina uron fansat për Vitin e ri

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 23:24
Këngëtarja Adelina Ismajli ja ka uruar me një deklaratë të gjithë fansave të saj Vitin e Ri.
“Fansave iu dëshiroj shëndetin, fatin, lumturinë dhe begatinë, plotësimin e çdo dëshire që ua do zemra”, ka thënë ajo.
Por ajo nuk ka lënë pas edhe popullin e Kosovës duke shtuar:
“Ky vit që po vjen qoftë fillimi i një dekade ku secila familje të gezojë të mirat që Zoti i fali shqiptarëve të vërtetë. Paqja, dashuria dhe një përndritje e re gëzoftë zemrat dhe votrat tona”.