Ministri Tahiri nis nga puna, takon kreun e policisë, Burgaj
TIRANË-Pak çaste qeveria e re është votëbesuar në Parlament dhe i gjithë kabineti qeveritar ka bërë betimin në selinë e Presidencës, ministri i ri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi të takohet me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj.
Pas takimit, për të cilin dihet vetëm që ka zgjatur rreth 60 minuta, ka qenë vetë drejtori Hysni Burgaj që deklaroi: “Me ministrin Tahiri do të kem bashkëpunim të mëtejshëm për të përmirësuar rendin e sigurinë në vend”.
Ndërkohë, është mësuar se ministri Tahiri i kërkoi zotit Burgaj marrjen e masave urgjente për rendin e sigurinë publike, të cilat i konsideron si tejet të rënduara.
Tahiri vizitë blic në Komisariatin Nr 3
Pas takimit me Burgaj, po mbrëmjen e së dielës Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri zhvilloi një inspektim blic në Komisariatin Nr. 3 të kryeqytetit.
(d.b/BalkanWeb)