E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis viti i ri shkollor, Nikolli: Dombajmë politikën jashtë shkollës

Të tjera rreth shkrimit Basha: Do ndërtojmë 25 laboratorë Urimi i Presidentit Nishani Pogradec, nxënësit në Cërravë pa shkollë TIRANE-  Nis sot viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar për vitin 2013-2014. Rreth 630 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor, ndërsa rreth 40 mijë prej tyre do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

Ndryshe nga vitet e tjera, moti sot është me shi duke detyruar drejtoritë e shkollave që ceremonitë e parashikuara me këtë rast t'i zhvillojnë në ambientet e brendshme të shkollave.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, vizituan sot në mëngjes Liceun Artistik nga ku përcollën urimin për një vit të mbarë shkollor, por dhe nënvizuan politikat e reja të këtyre ministrive për politika të mira për arsimin si dhe për programe që kanë për qëllim edukimin artistik përmes shkollës. 

“Erdhëm në Liceun Artistik për të uruar jo vetëm nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle, por të gjithë shkollave, një vit akademik të suksesshëm. Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël"- tha Ministrja Nikolli.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani uroi dje nxënësit, mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›