Ministri Vasili ne Shqiperi nuk ka shenja te virusit te perimeve

I gjithe sistemi shendetesor shqiptar eshte ne gadishmeri maksimale pas alarmit per shperthim te Sindromit Uremik hemolitik ne Germanine Veriore dhe disa vende te tjera te Europes. Ministri i Shendeteisise z. Petrit Vasili ne nje dalje per median theksoi se Shqiperia deri tani nuk ka asnje rast te evidentuar apo te dyshuar me kete sindrome. Ministri i Shendetesise ka bere nje permbledhje gjithashtu te simptomave te shfaqjes se ketij virusi te cilat jane problem me veshkat diarre anemi hemolitike dhe shpeshhere edhe gjakrrjedhje. Sipas kreut te shendetesise shqiptare periudha e inkubacionit te virusit eshte 10 dite dhe periudha midis shfaqjes se simptomave Gastro-intestinale dhe Sindromit Uremik-hemolitik eshte rreth 1 jave. Nder masat kryesore qe mund te marrim per te parandaluar nje shfaqje te semundjes jane kryesisht te lidhura me higjenen e ushqimeve qe konsumojme si dhe me higjenen personale.