Zene prite per te vrare njeri-tjetrin policia shmang gjakderdhjen

Artan Koci
Banoret e nje pallati ne lagjen Ahmet Haxhia ne Shkoder jane terrorizuar per disa minutave me radhe kur dy persona njeri prej tyre poshte pallatit i armatosur me kallashnikov priste te dilte njeri nga banoret per ta qelluar pasi kishin kaluar nje grindje per motive te dobeta nderkohe qe dhe ky i fundit nga ana e tij priste me automatik ne dore afrimin e tjetrit per ta qelluar. Ka qene nderhyrja ne kohe e efektiveve te policise se Shkodres te cilet pas sinjalizimit te marre kane bere te mundur shmangien e gjakderdhjes si dhe venien ne pranga pa asnje rezistence te dy autoreve. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se te shtunes kur nga te dhenat e zedheneses se policise se qytetit verior Fatbardha elepia mesohet se policia ka arrestuar 2 persona te armatosur te cilet ishin pergatitur qe te qellonin mbi njeri-tjetrin me arme zjarri dhe se te arrestuarit jane 35-vjecari Zamir Kadrija dhe 56-vjecari Xhevdet Xhufelaj te dy banues ne qytetin e Shkodres. Sipas policise Xhufelaj ishte i pajisur me automatik model 54 brenda te cilit kishte 20 cope fisheke dhe ishte i pozicionuar ne hyrje te nje pallati ne lagjen Ahmet Haxhia. Nga ana tjeter 35-vjecari Zamir Kadrija ndodhej ne deren e baneses se tij ne pozicion zjarri me automatik model 54 brenda te cilit ndodheshin 27 cope fisheke. elepia sqaroi se nga Drejtoria e Policise se Qarkut u moren masa mbrojtese per sigurimin e jetes se efektiveve qe nderhyne dhe bene te mundur neutralizimin e autoreve ne vendin e ngjarjes nderkohe qe sipas te dhenave te saj ne lidhje me ngjarjen ne fjale u kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te dy shtetasve te arrestuar iu kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te Vrasjes me dashje e ngelur ne tentative dhe Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.
Ngjarja
Policia e Shkodres ka bere te mundur parandalimin e nje perplasjeje me arme mes dy personave pak pas mesnates se te shtunes ku Zamir Kadrija 35 vjec dhe Xhevdet Xhufelaj 56 vjec banore te lagjes Ahmet Haxhia te Shkodres pas nje sherri mes tyre i kane zene prite njeri-tjetrit ne hyrjet e pallatit ku banonin. Sipas informacioneve te dhena nje dite me pare nga policia e ketij qyteti behet e ditur se ne momentin kur policia ka shkuar ne banesen e Zamir Kadrise poshte hyrjes se pallatit ka gjetur shtetasin Xhevdet Xhufelaj i cili mbante ne dore nje arme zjarri automatik me 20 fisheke ne pozicion te gatshem per qitje por per cudi e njejta skene eshte perseritur per sherbimet e policise kur kane shkuar ne banesen e shtetasit Xhevdet Xhufelaj dhe poshte hyrjes kane gjetur Zamir Kadrine i cili dhe ky mbante ne dore nje arme zjarri automatik me 27 fisheke ne pozicion te gatshem per qitje. Te dy personat ne fjale jane arrestuar nga agjentet e Policise Kriminale me akuzen e armembajtjes pa leje dhe vrasjes me dashje te mbetur ne tentative. Sipas policise fakti qe te dy personat jane gjetur me arme te mbushura dhe te dy po prisnin njeri-tjetrin tek hyrjet e pallatit ku jetonin flet qarte se ata ishin bere gati per te vrare por fale nderhyrjes ne kohe te sherbimeve te policise eshte bere e mundur shmangia e nje ngjarjeje qe mund te kishte pasoja serioze.
Hetimi
Acarimi i situates deri ne armatosjen me arme zjarri nga dy protagonistet e ngjarjes te cilet kane dashur te eliminojne njeri-tjetrin ka ndodhur per shkak te nje grindjeje per motive te dobeta mes dy banoreve te se njejtes lagje ne qytetin e Shkodres. Nje gje e tille eshte mesuar nga te dhenat e policise se ketij qyteti gjate dites se djeshme ku ne baze te hetimeve paraprake ka rezultuar se rreth ores 2340 te mbremjes se te shtunes ne banesen e Zamir Kadrise 35 vjec ne lagjen Ahmet Haxhia te qytetit Shkoder pas nje konflikti me Xhevdet Xhufelajn 56 vjec banues ne te njejten lagje shtetasit ne fjale ishin vene ne prite te njeri-tjetrin ku te dy ishin me arme ne duar. Policia sqaroi ne kete pike se Xhevdet Xhufelaj ishte tek hyrja e pallatit dhe kishte ne duar nje arme zjarri automatik model 54 me nje kreher me 20 cope fisheke me nje fishek ne folene e armes ne pozicion zjarri ndersa Zamir Kadrija ndodhej ne deren e baneses se tij dhe kishte nje arme zjarri automatik model 54 me nje kreher me 27 cope fisheke ne te me nje fishek ne fole ne pozicion zjarri. Zyrtarisht policia e Shkodres sqaroi se ne lidhje me ngjarjen sherbimet e saj si rezultat i informacioneve te marra dhe fale veprimeve te mirorganizuara dhe nderhyrjes se shpejte e me profesionalizem bene te mundur parandalimin e nje vrasjeje si dhe arrestimin e dy autoreve.
Te arrestuar
Zamir Kadrija 35 vjec
Xhevdet Xhufelaj 56 vjec