Ministri Vengu vizitë zyrtare në Kosovë, do takohet me homologun Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvillon këtë të premte një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministri Vengu do të pritet në një ceremoni zyrtare, shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga homologu i tij Ejup Maqedonci.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes në orën 10:00.
/rtsh.al/