E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri gjerman Vestervelle viziton sot Kosovën

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, do të vizitojë sot Prishtinën, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler.

Ministri Vestervelle është zyrtari i parë i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që viziton Kosovën, pas trazirave në pjesën veriore.
 

Gjatë turit të tij në Ballkan ai ka vizituar Malin e Zi dhe Kroacinë ndërsa sot ai pritet të mbërrijë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
 

Mbrëmë, në Dubrovnik, ai u takua me ministrin e jashtëm të Kroacisë, Goran Jandrokoviç, ku ka deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit do t`i bashkohen BE-së dhe ka lavdëruar Kroacinë për përpjekjet e saj për anëtarësim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›