Kuçi: Qeveria e bindur për vënien e rendit në Veri

Qeveria e Kosovës është shprehur e bindur në vënien e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës, përderisa ka përjashtuar çfarëdo mundësie që të ketë ndonjë aksion të tipit “Stuhia”, si në Kroaci.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk funksionon me një logjikë të tillë, por me logjikën e rendit dhe ligjit.