Ministri gjerman i Financave: Asnjë shenjë se Rusia mund të ndalojë dërgimin e gazit te ne

Pasi Kompania Gazprom ndaloi furnizimet me gaz në Poloni dhe Bullgari, ka ardhur dhe reagimi i Gjermanisë.
Ka qenë Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ai që ka bërë me dije se nuk ka ende asnjë shenjë se Rusia mund të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani.
Gjermania rreth 40% të furnizimeve me gaz i bën nga Rusia, raporton BBC.
/rtsh.al/