E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshem egjiptian i shpeton atentatit me bombe

Ministri i Brendshëm i Egjiptit Mohamed Ibrahim i ka shpëtuar një sulmi me bombe ndaj autokolonës së tij në Kajro. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa ai ishte po udhëtonte drejt shtëpisë. Nga sulmi u plagosën disa turproja. Pak orë pas sulmit, ai u shfaq në televizion duke akuzuar ekstremistët islamikë si përgjegjës të këtij sulmi.

Mediat në Egjipt raportojnë se ministri i brendshëm i Egjiptit, Muhammad Ibrahim, sot i ka shpëtuar një përpjekjeje për atentat, pasi një bombë shpërtheu afër automobilit të tij.
Sulmi ndodhi derisa konvoji i veturave të ministrit Ibrahim kalonte nëpër lagjen Nasr City në kryeqytetin Kajro.

Burime nga sherbimet e sigurise thane se 2 persona kane mbetur te vrare dhe rreth 10 te tjere janë plagosur nga shpërthimi, por ministri ka shpëtuar i paprekur.

Ministri i brendshëm i Egjiptit është praktikisht shef i forcës policore, e cila ishte e involvuar në goditjen e mbështetësve islamistë të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.
Lagjja Nasr City është seli e Vëllazërisë Myslimane, e cila e mbështet zotin Morsi.

Qindra njerëz janë vrarë nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve, prej se ushtria e përmbysi Morsin, më 3 korrik të këtij vit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›