Papa Françesku, bisedë telefonike me Assad
Papa Françesku ka folur në telefon me presidentin sirian Bashar al Assad. Lajmi bëhet i ditur nga edicioni online i të përditshmes argjentinase “Clarin”, duke cituar burime të Vatikanit. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Vatikani.
Ky lajm jepet, ndërsa në Rusi pritet të mblidhen liderët botërorë të grupit G20, ku do të diskutojnë për situatën në Siri.
Në prag të bisedimeve, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se aksioni pa një miratim të Kombeve të Bashkuara do të ishte një agresion.
Por presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se në këtë rast vihet në pikëpyetje besueshmëria e komunitetit ndërkombëtar.
Edhe pse Siria nuk është pjesë e axhendës së bisedimeve, ministrat pritet të diskutojnë edhe për të në vija të përgjithshme.