E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm grek, Gerapetritis: “Çështja Beleri është europiane dhe jo dypalëshe”

Ministri i Jashtëm i Greqisë Georgios Gerapetritis është shprehur se çështja e Fredi Belerit nuk është çështje dypalëshe por është çështje europiane 

Gjatë në një intervistë për “SKAY” në Greqi ku veç të tjerash ka përmendur rastin e Fredi Belerit, Gerapetritis ka thënë se, “nuk është dypalëshe. Çështja nëse një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian respekton apo jo parimet e sundimit të ligjit dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij nuk është dypalëshe. Është çështje europiane dhe kështu duhet ta perceptojmë dhe kështu e nxjerrim në pah në të gjitha forumet”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se edhe pse humbi zgjedhjet në detyrë vazhdon dhe pas një viti kryetari i mundur në Himarë .

Sipas tij, kjo është  “një fyerje për çdo koncept të drejtësisë evropiane”.

“Një vit më vonë, kryebashkiaku i mundur vazhdoi në pozicionin e tij, me autoritet të plotë, duke ushtruar plotësisht detyrën, duke bërë kontrata, duke krijuar kushte projekti dhe siç shihet nga ndalimi i përkohshëm, edhe me dyshime për korrupsion”, tha ministri.

Gerapetritis e ka quajtur këtë si ,”një fyerje për çdo koncept të shtetit ligjor evropian”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›