E Martë, 3 Nëntor 2026

Përgjegji: Shumë vajza të huaja ushtrojnë prostitucionin në Shqipëri

Prostitucioni, edhe pse një aktivitet i ndaluar me ligj në vendin tonë, vijon të jetë një aktivitet masiv. Në një investigim që “Jetë Shqiptare” ka bërë në Euro Girls Escort rezulton që në Shqipëri 1.274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.

Gazetarja Lusi Përgjegji ka arritur të sigurojë edhe çmimet që këto escorta ofrojnë për klientët në varësi të orës.

Por ajo që vihet re në këtë platformë e platforma të tjera ku ato operojnë, është fakti që vajzat jo vetëm që publikojnë karakteristikat fizike, por në këto foto të tyret, klientët mund të lënë përshtypjet që kanë pasur mbi to.

“E kam shtrirë kërkimin në disa faqe online që operojnë në shërbimin e escortave. Shumë vajza të huaja ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri.

Janë të fokusuara kryesisht në Tiranë, të tjerat të shpërndara në Durrës, Vlorë, Shkodër. në gjurmë për herë të parë të këtyre platformave bien edhe në grupet e Telegram, ku shkëmbehen faqe, numra dhe shpërndahen edhe faqe të ndryshme.

Platforma është komplet e rregulluar. 807 accounte të verifikuara nga Shqipëria. Si një vitrinë dyqani ku zgjedh çfarë dëshiron. Çmimet variojnë nga ora dhe koha që dëshiron, nga 100 euro për 30 minuta, deri në 5 mijë euro për 24 orë.

Jepet origjina, përshkrimi i vajzave. Vajzat kanë të dhënat dhe klientët lënë review”, tha Përgjegji.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›