E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm iranian: Ja ku do të jetë raundi tjetër i negociatave me SHBA-në

Raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të Teheranit do të mbahet në më pak se një javë. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm iranian, duke thënë po ashtu se kishte përparim në negociatat e fundit.

Abbas Araghchi tha se bisedimet ishin “më seriozet” deri më tani dhe se Teherani e kishte bërë të qartë kërkesën e tij për lehtësimin e sanksioneve.

“Ne kemi bërë përparim shumë të mirë dhe kemi punuar shumë seriozisht mbi elementët e një marrëveshjeje, si në sektorin bërthamor ashtu edhe në sektorin e sanksioneve”, tha Araghchi për televizionin shtetëror iranian.

Sipas ministrit, bisedimet në nivel teknik do të fillojnë të hënën në Vjenë. Raundi i tretë i bisedimeve u zhvillua në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›