E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm sllovak Lajçak sot takim me kreun e shtetit Topi

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak pritet të zhvillojë sot një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Takimi mes Lajçak dhe Topit do të zhvillohet në 10:30 në Presidencë.
Sot është dita e dytë e vizitës së shefit të diplomacisë sllovake në vendin tonë.
Ditën e djeshme Miroslav Lajçak pati takime me ministrin e Jashtëm Meta, me kreun e qeverisë Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›