E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri në stadium, shkarkohet Perikli Dhales

Zyrtarizohet shkarkimi i drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa', Perikli Dhales. Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikqyrës i Stadiumit.
Këshilli i përbërë nga tre anëtarët Vasil Bici, Indrit Fortuzi dhe Viron Bezhani u mblodh sot paradite.
Shkarkimi i Dhales bëhet pas incidentit të djeshëm në stadium, ku gjatë ndjeshjes miqësore Gramoz-Real Madrid u fikën dritat për 90 minuta.
Pritet që nesër të njoftohet emri i drejtorit të ri të stadiumit.

Ministri Ferdinand Xhaferri njoftoi që mbrëmë se sot do të zyrtarizojë vendimin e shkarkimit të Dhales. Motivacioni është për mosmarrjen e masave dhe garancive për zhvillimin normal të ndeshjes Real Madrid-Gramozi, ku u fikën dritat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›