E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm suedez Bildt flet për zgjedhjet në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt, vendi i të cilit merr drejtimin e Bashkimit Evropian nga dita e nesërme, ka thënë se duhet bërë vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve para se të ecet më tutje me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Unë nuk e kam lexuar raportin që ka dalë dje dhe më duhet ta bëjë këtë. Por nga titujt e gazetave dukej një vlerësim goxha pozitiv, megjithatë më duhet të lexoj hollësitë e tij para se të mund të gjykojmë se si të procedojmë në lidhje me atë që vërtetë është më shumë një lloj formaliteti kur është fjala për aplikimin e Shqipërisë," tha zoti Bildt.

"Në një moment të caktuar kohor ne do t'ia dërgojmë (aplikimin) Komisionit që të përgatisë opinionin ('avis'). Me Malin e Zi na u desht ca kohë; edhe me atë të Shqipërisë do të marrë ca kohë por natyrisht kjo do të ndodhë në një mënyrë apo në ndonjë tjetër, por na duhet të bëjmë vlerësimin e asaj çfarë kanë për të thënë vëzhguesit ndërkombëtarë përsa i përket zgjedhjeve," tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›