Përcarje në PDI, Muhedini: Nuk e nisa unë në media e-mailin për rinumërim në Fier
Disa minuta pasi ne emailet e redaksive te gazetave ka arritur nje email nga PDI, kryetari i saj Muhedini ka dale ne televizionin Ora News dhe ka deklaruar se emaili nuk eshte derguar prej tij.
Duket se ne PDI ka nje percarje lidhur me qendrimin ndaj koalicioneve. Partia e Cameve me sa duket eshte bere shenjestra e pare e kulisave qe synohen kete nate ne Tirane, pas rezultatit spektakolar te votave qe mund te shkoje drejt barazimit ose drejt kontestimeve eventuale dhe perplasjeve ne gjykate.
Mandati i PDI-se ne Fier ka rene nderkohe qe eshte ende i vlefshem nje mandat ne Vlore, por perfitues i atij mandati nuk eshte Muhedini.
Percarja dhe qendrimet e kunderta ne kete parti qe ka nenshkruar koalicion parazgjedhor me Berishen, mund ti prish te gjitha llogarite e deritanishme te mandateve
**************
EMAILI I PERGENJESHTRUAR NGA MUHEDINI QE KA MBERRITUR NE REDAKSITE E MEDIAVE
Partia per Drejtesi dhe Integrim falenderon te gjithe elektoratin e saj per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe suportin gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Duke vleresuar maksimalisht procesin elektoral dhe rregullesin e procesit te votimit dhe numerimit te saj, kerkojme nga komisioneret e Partise Demokratike dhe asaj Socialiste qe te numerojne me korrektesi votat e Minoritetit i Cameve ne Shqiperi.
Partia Per Drejtesi dhe Integrim shpreh bindjen se kjo force duhet te kete me shume mandate ne keto zgjedhje, per kete arsye kerkojme nga dy forcat politike qe te rinumerojne kutite e votimit ne te cilat ne si force politike kemi hasur parregullsi, sidomos ne qarkun e Fierit ku PDI ka humbur mandatin e fituar.
Duke i bere thirrje Partise Demokratike dhe kryetarit te saj, PDI shpreh bindjen se nese kerkesa e saj nuk do te merret ne konsiderat, atehere perfaqesuesit e Minoriteti te Cameve do te rishikojne marrveshjen parazgjedhore te arritur per zgjedhjet e vitit 2009 me Partine Demokratike.
Partia per Drejtesi dhe Integrim mendon se perfaqesimi ne parlament i saj dinjitoz me nje grup parlamentar do te mundesonte dhe zgjidhjen e ceshtjes Came ne kohe sa me te shkurter. Ceshtja Came eshte konsideruar nga nderkombetaret si nje kusht i rendesishem per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian..
Me respekt Tahir Muhedini
PDI