Ministri i Jashtëm takon ambasadoren e Izraelit në Shqipëri: Mbështetje dhe solidaritet të palëkundur

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shprehur mbështetje dhe solidaritet të palëkundur për Izraelin gjatë një takimi me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg.
Ai ka dënuar me forcë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat kanë shënjestruar civilë të pafajshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri shkruan se, “sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme”.
Më tej ai thotë se, “ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.” Sulmi i Hamasit në Izrael nisi më 7 tetor dhe deri tani ka shkaktuar më shumë se 1 mijë viktima, si dhe shumë të plagosur dhe rrëmbyer”.
/rtsh.al/