Ministri i Jashtëm turk vijon vizitën në Kosovë
Prishtinë -Ministri i Jashtëm turk Ali Babacan edhe gjatë ditës së sotme do të vijojë takimet në Kosovë, në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë ditës së sotme, ministri turk do të vizitojë Tyrben e Sulltan Muratit që ndodhet afër Prishtinës si dhe do të vizitojë kontingjentin turk në kuadër të KF0R-it dhe qytetin e Prizrenit. Gjithashtu Babacan në orët e paradites do të vizitojë Mamushën, një lokalitet i banuar kryesisht me pjesëtarë të komunitetit turk dhe do të marrë pjesë në përurimin e objektit komunal.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, në orët e pasdites shefi i diplomacisë turke udhëton për një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.