OBSH do të hetojë helmimin me plumb në Mitrovicë
Mitrovicë -Një mision faktmbledhës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vizitojë qytetin verior të Mitrovicës për të hetuar akuzat e helmimit me plumb midis popullsisë rome në kampet e refugjatëve që janë atje. BBC-ja njofton se misioni i ri i OBSH do të studiojë kushtet në dy kampet dhe do të shohë mënyra se si të evakuojë popullsinë rome atje. Prindërit ankohen se fëmijët vuajnë nga disa sëmundje si dëmtime në tru dhe epilepsi dhe kjo është vërtetuar edhe nga studime mjekësore të kryera nga OBSH dhe autoritetet mjekësore.
"Ne na u dha ky problem vetëm disa muaj më parë dhe nuk mund ta zgjidhim atë brenda një periudhe të shkurtër, le të themi. Iu desh OKB dhe të tjerëve pothuajse 9 vjet dhe nuk pati asnjë përmirësim"-tha Sasha Rashiç, ministër për Komunitetet dhe të Kthimin në qeverinë e Kosovës. Por zona ku janë vendosur kampet është efektivisht jashtë kontrollit të qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës që kontrollohet nga pala serbe.