E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm slloven vizitë në Maqedoni

Pas vizitës në Shqipëri shefi i diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar do të niset për një vizitë pune në Maqedoni.
 

Zhvillimet e fundit politike me bojkotimin e Parlamentit nga opozita, dialogu politik, kontesti i emrit, reformat si dhe bllokimi i proceseve eurointegruese janë pjesë të agjendës së ministrit të jashtëm slloven në takimet me përfaqësuesit politik dhe institucional në Maqedoni.
 

Ministri i jashtëm slloven do të takohet me homologun e tij Antonio Milloshoski, kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe liderët e partive më të mëdha politike.
 

Jozyrtarisht bëhet e ditur se Zhbogar ka mandatin e Bashkimit Evropian, për të vlerësuar dhe nxitur dialogun politik dhe pajtimin e palëve për tejkalimin e krizës politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›