E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministri i jashtën serb: Do përkeqësojmë marrëdhëneit me KE nëse pranojnë Kosovën si vend anëtar

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar se marrëdhëniet e Serbisë me Këshillin e Evropës mund të përkeqësohen nëse kjo organizatë e pranon Kosovën anëtare dhe se Beogradi mund të mos marrë pjesë në samitin e krerëve të qeverive të përgatitur nga Islanda.

Daçiç tha se Islanda është duke përgatitur një samit të krerëve të qeverive dhe se është e rëndësishme që ata të kenë unitet, duke shtuar se Serbia nuk do të marrë pjesë “nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës”.

“Kam menduar se Kosova i ka siguruar kushtet për anëtarësim shumë kohë më parë, i kanë dy të tretat e vendeve të Këshillit të Evropës që i mbështesin, por shumë vende nuk janë të kënaqura dhe nuk janë në disponim për të marrë vendime që mund të dëmtojë dialogun para përfundimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Daçiç./ danas.rs

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›