E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasadori i Serbisë në SHBA: Ndërkombëtarët të ndëshkojnë qeverinë e Kurtit, Kosova të zbatojë marrëveshjet

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka deklaruar se ka ardhur koha që ndërkombëtarët të përdorin të gjitha mjetet politike dhe ekonomike që të kthejnë Prishtinën në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, si dhe të ndëshkojnë qeverinë e Albin Kurtit për atë që ai e konsideron si sjellje kaotike.

“Për t’u kthyer në tryezë, qeveria Kurti duhet të sanksionohet për sjelljen e saj të paparashikueshme nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë individuale. Ka ardhur koha për ta bërë këtë me vendosmëri dhe pa hezitim duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme politike dhe ekonomike. Kosova duhet të kthehet në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, të rindërtojë besimin në dialogun e lëkundur dhe të shikojë nga e ardhmja në vend të së kaluarës”, tha Gjuriç.

Ky i fundit shton se vizita e ardhshme në rajon nga një delegacion i nivelit të lartë amerikan i kryesuar nga këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Schole është një mundësi më se e mirëpritur për të hedhur një hap në këtë drejtim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›