Ministri iranian: Nuk kemi asnjë qëllim të negociojmë me SHBA

Irani nuk ka asnjë synim të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara në këtë fazë, pavarësisht kërcënimit për rifillimin e konfliktit. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghçi, në një intervistë për televizionin Al Jazeera.
“Në rrethanat aktuale, Irani nuk sheh asnjë nevojë për një takim me amerikanët. Kushtet e Iranit janë të qarta dhe për këtë çështje po zhvillohen konsultime me ndërmjetësit”, deklaroi ministri i Jashtëm iranian në intervistën për Al Jazeera, fragmente të së cilës u transmetuan nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Reklamë
Araghçi deklaroi gjithashtu se Teherani e ka diskutuar letrën e zëvendëspresidentit amerikan, J.D. Vance, gjatë takimeve të nivelit të lartë, por theksoi se nuk ka plane për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në.
Më herët gjatë kësaj jave, Vance, i cili në të kaluarën e afërt kishte drejtuar delegacionin amerikan në negociatat e paqes, i dërgoi një letër sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezait.
Gazetat The New York Times dhe The Wall Street Journal raportuan se Vance kishte propozuar rifillimin e negociatave. Megjithatë, Donald Trump e mohoi këtë, duke deklaruar se propozimi kishte të bënte vetëm me dërgimin e furnizimeve mjekësore.