E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri izraelit Liberman, sot vizitë në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman vjen sot për një vizitë në Shqipëri.

Sipas axhendes se vizites eshte planifikuar nje takim me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.

Në orën 15:00 ministri i jashtëm izraelit Lieberman do të zhvillojë një takim me homologun e tij Edmond Panariti dhe më pas dy ministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa në orën 17:30 kreu i diplomacisë izraelite do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu Lieberman do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë si dhe do të do të zhvillojë në ceremoni private me stafin e ri të Ambasadës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›