E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri serb: Na spiunuan serbët që punojnë me Thaçin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar për arrestimin e gjashtë serbëve në Kosovë, anëtarë të policisë së Ministrisë së Brendshme të Serbisë, serbët që janë integruar në qeverinë e Kryeministrit Hashim Thaçi. Daçiç, duke komentuar mbi arrestimet në Gjilan, ka shprehur nostalgji për kohët kur Serbia e kishte policinë e saj në territorin e Kosovës. Më vjen keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë, sepse po ta kishte pasur, nuk do të kishte ndodhur kjo që shqiptarët bëjnë kundër serbëve, e as ajo që serbët ia bëjnë vetvetes, tha dje Daçiç para gazetarëve në Beograd. Ai theksoi se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kishin raportuar serbët lokalë që punojnë për Thaçin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›