E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri takon skuadren e Kukesit

Ministri i Sporteve, Visar Zhiti ka takuar skuadrën e Kukësit dhe drejtuesit e saj dhe i ka falenderuar për këtë emocion që po i sjell jo vetëm tifozëve kuksianë, por të gjithë Shqipërisë.

Ministri Zhiti ka deklaruar se “skuadra e Kukësit, përveç se ka regjistruar një rekord të ri në futbollin tonë, ajo e ka futur Shqipërinë në Europën e shumëdëshiruar nga të gjithë”. Skuadra verilindore theu rekordin e Flamurtarit të viteve 80, duke u bërë skuadra e vetme shqiptare që kalon 3 ture në kupat e europës. Kukësi kaloi në turin “play-off” pasi eleminoi skuadrën ukrainase të Metalurg Donetsk. Në këtë fazë të Europa League, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet me turqit e Trabzonsporit. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë me 22 gusht, ndërsa ajo e kthimit pas një javë në Turqi. Në rast kualifikimi, skuadra e Kukësit do të bëjë suprizën më të madhe, duke u futur në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›