Lufta Rusi-Ukrainë, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim gjatë Pashkëve

Papa Françesku ka bërë thirrje për një armëpushim gjatë festave të Pashkëve në Ukrainë, duke çuar në negociata dhe paqe.
“Lërini armët! Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve! Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale“, tha ai në fund të një shërbimi të së Dielës së Palmave për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.