E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria Shendetesise thirrje qytetareve te vaksinohen kunder gripit sezonal

Ministria e Shendetesise ka celur sot fushaten ndaj gripit sezonal duke i bere thirrje qytetareve te vaksionohen. Drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero gjate nje konference per mediat theksoi se edhe pse situata epidemiologjike eshte e qete vaksinimi eshte menyra me e mire te per te parandaluar gripin sezonal. Sipas tij eksperienca na ka treguar qe kjo eshte periudha me e mire per te nisur vaksinimin pasi per shkak te ndryshime klimaterike kemi hyre ne sezonin e gripit sezonal dhe qe nga momenti qe aplikohet vaksina duhet te pakten dy jave qe trupi te fitoje imunitet. Pipero theksoi me tej se vaksinimi eshte i nevojshem per nje sere grupesh te vecanta qe jane femijet te moshuarit dhe ata qe vuajne nga semundjet kronike.Gjithashtu Pipero garantoi se vaksina kunder gripit eshte e sigurte dhe nuk ka efekte anesore pasi ajo permban viruse qarkulluese A dhe B dhe eshte shume e sigurte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›