Falimenton njeriu më i pasur në Irlandë
Është një rrëzim i pashembullt. Dikur Sean Quinn ishte njeriu më i pasur në Irlandë, tani është i falimentuar. 64 vjeçari ka xhongluar me miliarda dhe ka humbur gjithçka në një bast financiar.
Quinn nuk mundi të paguante më borxhet, tha avokati i tij. Nëse para disa vitesh, dikush do thoshte se Quinn do falimentojë, irlandezët do e quanin të çmendur. Në vitin 2008, në pikun e bumit në Irlandë, ai vlerësohej me një pasuri prej 5 miliard euro.
Karrierën e nisi duke shitur rërë për ndërtim, më pas i hyri industrisë së çimentos. Quinn ndërtoi një perandori me firma ndërtimi dhe imobiliare. Biznesin e zgjeroi edhe me hotele e spitale. Ishte aktiv edhe në Europën Lindore e Rusi. Në kulmin e suksesit kishte 5500 të punësuar.
Por gabimin më të madh në jetën e tij e bëri me bankën Anglo Irish. Aty investoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij. Por banka falimentoi, u shtetëzua dhe borxhet e Quinn arritën në qiell.

Quinn me te shoqen, Patricia

Shtepia e Quinn