E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria: Tjetr rast me ethe hemorragjike

Shënohet një tjetër rast me ethe hemorragjike në Kukës, ndërkohë mësohet se pacienti po mbikëqyret nga mjekët.

Ministria e Shëndetësisë e konfirmon prekjen e pacientit nga kjo sëmundje, ndërkohë sqarohet se ky person ishte i afërm me viktimën e parë nga ethet hemorragjike, të regjistruar pak ditë më parë.

Ministria siguron se pacienti është nën kontrollin e mjekëve të Spitalit Infektiv, kurse kreu i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkon që cdo rast i dyshimtë me ethe hemorragjike të transportohet në QSUT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›