E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Zgjidhja për liqenin Shkodrës të vijë nga shkencëtarët


Presidenti i Republikës, Bamir Topi duke iu referuar përmbytjeve të fundit në liqenin e Shkodrës, kërkon një zgjidhje për liqenin Shkodrës që të vijë nga shkencëtarët. Kreu i shtetit shqiptar dhe homologu i tij malazez Filip Vujanoviç, ndodhen sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë "Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat." Gjatë konferencës kreu i shtetit i është referuar edhe përmbytjeve të pak muajve më parë në zonën e Shkodrës. Situata emergjente qe u krijua pak muaj më parë me përmbytjet kërkon vëmendje sipas Presidentit të Republikës. "Ka ardhur koha" është shprehur ai, "që shfrytëzimet pa kriter të marrin fund dhe se përgjigja për zgjidhjet duhet të vijë vetëm nga shkenca". Një deklaratë e tillë bie ndesh me ato të qeverisë dhe kryeministrit Berisha ia cili premtoi gjatë kësaj periudhe ngritjen e grupeve të punës nga disa ministri për të gjetur rrugët e zgjidhje së kësaj situate dhe mospërsëritjen e saj.
Takimi mbahet në Podgoricë dhe qëllimi i tij është analizimi dhe marrja e masave për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore nga të dy vendeve. Të pranishëm, gjithashtu, në këtë konferencë janë dhe drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të dy vendeve respektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›