E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: Jemi të shqetësuar nga agresioni i Ramës kundër heqjes së vizave

Tiranë, 12 Qershor 2010 NOA Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin për agresionin e vazhdueshëm të Kryetarit të Partisë Socialiste Z. Edi Rama kundër procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Pohimi u bë para pak minutash në një deklaratë të posaçme për media që u lëshua nga dikasteri që drejtohet nga Lulzim Basha.

Sipas MB, sot z. Rama përdori median e shkruar për të thënë se nga brigjet shqiptare vijon trafiku i klandestinëve, kur këtë shpifje e mohuan sot kategorikisht autoritetet e vendit fqinj.

Ministria e Brendshme informon opinionin publik se autoritetet italiane kanë konfirmuar se skafi me klandestinë i kapur dje, nuk ishte nisur nga brigjet shqiptare, por nga brigjet greke.

Për ministrinë e Brendshme, ky është vetëm një nga sulmet e Z. Rama për të baltosur arritjet më domethënëse të Shqipërisë që çuan në propozimin historik të Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Ai tha se dokumentet e reja të identitetit janë të pasigurta, në një kohë kur shqiptarët e kanë provuar se ato shihen me respekt në të gjitha rrugëkalimet e Bashkimit Europian.

U tha autoriteteve europiane se shqiptarët pas heqjes së vizave do të vërshojnë të gjithë për të kërkuar punë nëpër Europë.

Indoktrinoi mediat për të thënë se shqiptarët vrasin gjykatësit e Europës nëse ata marrin vendim për ti riatdhesuar, kur në të vërtetë agresori në Bruksel nuk ishte shqiptar, - vijon deklarata e MB.

Sipas ministrisë, z. Rama u përpoq çdo ditë të dekurajojë qytetarët shqiptarë duke thënë se nuk do të mund të plotësoheshin kriteret e kërkuara të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Për MB, të gjitha këto fakte dëshmojnë se Z. Rama nuk dëshiron të hiqet muri Schengen për shqiptarët, se nuk dëshiron që shqiptarët të lëvizin të lirë në Europën e Bashkuar.

Ndaj në këto kushte, Ministria e Brendshme i bën thirrje Z. Rama dhe Partisë Socialiste të heqin dorë nga ky agresion ndaj heqjes së vizave, sepse po veprojnë kundër një interesi jetik dhe çështjeje dinjiteti të shqiptarëve.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›