E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Ekonomisë: Të përfundojë greva e minatorëve, nuk mund të luhet me pasuritë kombëtare

Ministria e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me grevën e urisë të minatorëve, të cilët janë ngurjuar prej ditësh 1400 metra nën dhe, në minierën e Bulqizës.

Ministria ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje mes palëve dhe greva të përfundojë, pasi sipas saj, askush nuk mund të luajë më pasuritë kombëtare.

Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria ka kërkuar gjetjen sa më shpejt të një marrëveshjeje dhe fillimin e punës në minierën e Bulqizës.

METE shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje, sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqizës, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›