E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave ngrin llogarine e universiteteve

Mbi 1400 pedagoge dhe punonjes ne universitetet publike nuk jane paguar per muajin shtator.

Sipas te dhenave zyrtare mesohet se Ministria e Financave ka ngrire llogarine e universiteteve ne degen e thesarit cka ka bere qindra pedagoge te mos marrin pagen e tyre. Ministria e Financave ka kerkuar qe universitetet te shkurtojne 3.3 milione dollare nga buxheti vjetor.

Pas kesaj kerkese eshte mbledhur keshilli akademik i cili vendosi te shkurtoje vetem 1.8 milione dollare duke mos prekur te gjitha te ardhurat dytesore te universiteteve. Pas ketij vendimi te Ministrise se Financave pritet te kete te tjera vendime nga senati i universiteteve publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›