Ministria e Jashtme përgënjeshtron pretendimet për avionë me pajisje policore nga Izraeli

Në vazhdën e ortekut të informacioneve që qarkulluan në vend në vazhdën e protestave të dhunshme kundër qeverisë, një ditë më parë në media qarkulloi një lajm se një avion nga Izraeli do të sillte në Shqipëri pajisje kundër trazirave për Policinë e Shtetit. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e përgënjeshtroi sot lajmin duk e cilësuar informacionin si të fabrikuar.
“Bbëhet fjalë thjesht për një fabrikim. Lajme të tilla të rreme janë të papërgjegjshme dhe të dënueshme” tha zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi.Në emër të Ministrisë ai paralajmëron se lajmet e rreme, kur përhapen qëllimisht për të nxitur pasiguri dhe tensione, mund të kthehen në mjete manipulimi. Hysi thekson se përfshirja e mundshme e aktorëve të huaj në raste të tilla përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.