E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet rikthehen te Parku Rinia, policia kërkon të largojë protestues paqësorë: Nuk ua jep Rama lekët, i merrni nga taksat tona! Na falënderoni

Tensionet janë zhvendosur pranë Parkut Rinia. Disa protestues po qëndronin në troutar pranë Parkut.

Aty kanë ardhur menjëherë forcat Shqiponja të cilët i kërkojnë atyre të largohen. Një qytetar pati dhe një debat me efektivët duke i thënë se shpërblimin Rama do ua japë nga taksat e qytetarëve.

Qytetari: Mos mendoni se ua jep Rama lekët, jua japim ne. Lekët i paguajmë neve. Duhet të na falënderonin neve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›