Ministria e Kulturës Shqiptare pranohet anëtare e IFACCA
Ky lajm erdhi fill pas pjesëmarrjes si delegatë, në Samitin e Katërt Botëror të Arteve dhe Kulturës, të mbajtur në Afrikën e Jugut , me 21 Shtator 2009.
të përfaqësuesve të MTKRS, shefit te Kabinetit te këtij institucioni dhe kompozitori Z. Flamur Shehu dhe Drejtores së Rinisë, Znj. Migena Reçi. IFACCA është një network global i keshillave të artit dhe ministrive të kulturës nga e gjithe bota. Ajo është krijuar në vitin 2000 dhe objektiva e këtij institucioni global me shumë peshë në kulturën e shekullit të 21, është forcimi i kapacitetit të artit dhe agjencive kulturore kombëtare për t’u ndeshur me sfidat dhe shanset e globalizimit dhe ndryshimeve teknologjike nëpërmjet përmirësimit të aksesit të njohjes rreth praktikave më të mira në mbështetjen publike për artin dhe kulturën , përmirësimin e menaxhimit dhe shkëmbimin e përvojave dhe ideve në këtë fushë.
Nxitja e projekteve bashkëpunuese në rrang global, vetedija e promovimit është një pjesë e rolit të kësaj federate, duke inkurajuar ne te njejten kohe mbështetje për praktikat artistike dhe diversitetin kulturor; promovimin e talenteve , krijuesve dhe vlerës së krijimtarise në komunitet. Stimulimi i dialogut dhe debatit në çeshtjet multilaterale, është një tjetër aspekt i aktivitetit. .
IFACCA është një organizatë që ofron mbështetje publike për artet në rrang ndërkombëtar dhe kombetar . Deri tani, kjo organizatë ka sigurur bashkëpunimin e donatorëve të fuqishëm në art dhe kulturë, të tillë si National Endowment For Arts, British Council, Commonwealth Foundation, Rockfeller Foundation, Asia- Europe Foundation, etj.
Gjatë pjesëmarrjes së tyre në Samit, Zoti Flamur Shehu dhe Zonja Migena Reçi, te cilët përfaqësuan Shqipërinë, vunë kontakte të rëndësishme bashkëpunimi, të cilat do t’u shërbejnë artit dhe kulturës shqiptare në vazhdim.