E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Alfa” arrestime në Sllupçan, banorët në protestë

Banorët lokal kanë theksuar se pesë automjete private me pjestarë të njësitit Alfa kanë ndërhyrë në këtë familje me pretekst të kërkimit të lëndëve narkotike, me ç`rast kanë arrestuar Abylqerim Hasipin, pjestarë i kësaj familje.

Mediat maqedonase raportuan se gjatë aksionit policor janë gjetur lëndë narkotike- heroinë.
Në vendin ka mbërritur kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, i cili ka qetësuar situatën, pasi që banorë të fshatit po protestonin në shenjë revolte për ndërhyrjen e tillë të pa paralajmëruar policore.

MPB për ditën e sotme ka bërë të ditur se do të jap hollësi lidhur me aksionin në këtë fshat të komunës së Likovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›