E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kulturës: Shtëpia e Republikës është shembur qëllimisht

Ministria e Kulturës reagon më në fund për shkatërrimin e “Shtëpisë së Republikës” në Korçë. Në një deklaratë, ministria thekson se ndërtesa daton që nga vitit 1884 por nuk ishte në gjendje të keqe dhe se dyshohet se “Shtëpia e Republikës” në Korçë është shembur qëllimisht.

Ajo gjithashtu thekson se do të bashkëpunojë me bashkinë e Korçës në rindërtimin e “Shtëpisë së Republikës” si dhe do të ndihmojë në hartimin e projektit për rindërtimin e saj pasi ajo është monument kulture i kategorisë së parë.

Shembja e shtëpisë muze të patriotit Themistokli Gërmenji është i dyti skandal kulturor që ndodh në Korçë brenda pak kohësh. Para pak kohësh janë vjedhur veprat e artit në Galerinë e Arteve të qytetit të Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›