E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes: Diveroli kishte dijeni të plotë mbi vjetërsinë e municionit që blinte

Ministria Mbrojtjes ka reaguar dje ndaj akuzave të drejtuesit të kompanisë amerikane AEY, Efraim Diveroli, për mashtrim me cilësinë e armëve të shitura me destinacion ushtrinë afgane. Gjatë një deklratate të zyrës së shtypit pranë kësaj ministrie bëhet e dsitur se të gjitha modalitetet e transaksioneve ishin bërë të qarta dhe se kompania nënkontraktruese EVDIN ka patur informacion të plotë mbi sasionë dhe vjetërsinë e municionit kinez. “Ditët e fundit ka patur disa keqinterpretime lidhur me procesin e shitjes së municioneve nga qeveria shqiptare. Në lidhje me procesin e shitjes së municioneve të armëve të lehta midis ndërmarrjes shtetërore shqiptare MEICO dhe kompanisë amerikane AEY inc dhe EVDIN ltd, Ministria Shqiptare e Mbrojtjes duke iu referuar dokumentacionit prezent në këtë institucion konstaton se kompania AEY inc dhe EVDIN ltd kanë kërkuar nëpërmjet një shkrese drejtuar MEICO-s municione të kalibrave të vegjël me origjinë dhe vite të ndryshme prodhimi shoqëruar me dokumentacionin ligjor përkatës. Kompania EVDIN ltd ka patur autorizim nga Kompania AEY inc, e cila nga ana e saj ishte e pajisur me certifikatën e përdoruesit të fundit (end-user certificate).
Ndërrmarja MEICO i ka ofruar Kompanisë EVDIN ltd materialet e kërkuara duke i prezantuar ndër të tjera edhe vitin e prodhimit dhe origjinën kineze të tyre. Ky dokument mban datën 18.04.2007” - thuhet në reagimin për shtyp. Ndërkaq bëhet e ditur se nontrata e lidhur midis ndërrmarjes shtetërore MEICO si shitës dhe kompanisë EVDIN ltd për AEY inc, më datë 18.05.2007, përmban vitin e prodhimit të municioneve dhe se pikërisht në këtë kontratë në artikullin cilësia thuhet se “malli shitet ashtu siç është dhe blerësi ka të drejtën e kontrollit dhe provës ndaj tij duke kryer inspektime”. Gjithashtu sipas ministrisë së Mbrojtjes, në lejen e eksportit të nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes më datë 20.4.2007, janë specifikuar destinacioni, blerësi, tipet e municioneve që do të eksportoheshin, sasitë e tyre dhe vitet e prodhimit korresponduese.
“Kompania AEY ltd më datë 27/11/2007 ka deklaruar se kontrata e lidhur me ndërrmarjen MEICO për shitjen e municioneve është ekzekutuar në mënyrë krejt të rregullt”- përfundon reagimi për shyp ministria e Mbrojtjes. Presidenti i kompanisë AEY, Efraim Diveroli u arrestua të premten e kaluar në Florida së bashku me tre
persona të tjerë, zv/presidenti i AEY, David Pakouz si dhe Aleksandër Podrizki, i cili përfaqesonte kompaninë AEY në Shqipëri, dhe Ralf Merrill, një partner biznesi i Diverolit në Jutah që i jepte kompanisë asistencë financiare dhe manaxheriale. Ata akuzohen për mashtrim dhe konspiracion ndaj ushtrisë amerikane pasi kanë gënjyer për origjinën e armëve, me qëllim përfitimi të paligjshmë. Një komitet hetimor i Kongresit Amerikan do të dëgjojë sot në një seancë të posaçme aferat e paligjshme të Efraim Diverolit që blinte armë të ndaluara nga Shqipëria dhe i shiste në Afganistan. Arsyeja që Kongresi heton ceshtjen Diveroli paralelisht me institucionet e drejtësisë amerikane, është se ky rast ka nxjerrë në drite edhe disa shkelje nga Pentagoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›