E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Heqim vizat me Shqipërinë, në fillim të 2009

Liberalizimi i plotë i regjimit të vizave mes Shqipërisë nga njëra anë dhe Italisë e vendeve të Bashkimit Europian nga ana tjetër, kalon pëmes prodhimit të kartave të reja të identitetit dhe pasaportave biometrike. Në rast se këto dokumente janë gati brenda këtij viti, kjo do t’i jepte një shtysë të madhe këtij procesi dhe do te mundësonte heqjen e regjimit të vizave që në fillim të vitit 2009. Kështu është shprehur dje në Romë ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha. Për kreun e diplomacisë italiane “strategjia e BE për liberalizimin e regjimit të vizave kalon përmes përmbushjes së disa kërkesave thelbësore nga vendet e interesuara. Në këtë kuadër ai theksoi se nuk është aspak e pamundur marrja e masave të këtij lloji. “Në rast se Shqipëria do të vërë në përdorim pasaportat biometrike dhe me pas kartat e reja të identetit që nuk mund të falsifikohen, kjo do të përbëjë një hap të madh përpara. Dhe me këtë rast reduktohen edhe shqetësimet e disa forcave politike këtu në Itali si psh aleatët tanë të Lega Nord” - tha Fratini. Gjithsesi - saktësoi më tej ministri i Jashtëm Italian - jo vetëm miqtë tanë të Lega-s janë të shqetësuar, edhe unë jam i shqetësuar”. Nga ana e tij, ministri Basha u shpreh se Tirana do të rrisë masat për sigurinë e kufijve si dhe do të përmbushë të gjitha angazhimet në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kuadër homologu italian ka vlerësuar mjaft përpjekjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim. “Vlerësojmë si një ngjarje historike për Shqipërinë anëtarësimin e saj në NATO dhe mbi të gjitha rolin që ky vend po luan në ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon” - deklaroi zoti Fratini. Të dy ministrat kanë vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ndërsa ministri Basha ka kujtuar me këtë rast se volumi i eksporteve dhe importeve është dyfishuar në 3 vitet e fundit dhe që Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një aleat dhe mbështetës i fortë i Italisë. Zoti Fratini nga ana tjetër ka uruar që rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian të bëhet përherë e më shkurtër dhe që afrimi drejt këtij objektivi të jetë “gjithnjë e më shumë thelbësor”.
Itali-Shqipëri, centralet nukleare, mbase brenda 5 vjetësh/Italia dhe Shqipëria kanë një interes të madh në zhvillimin e energjisë nukleare që është një burim energjie i pastër dhe i sigurtë. Kështu ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i është përgjigjur interesit të medias në lidhje me këtë çështje mjaft të diskutuar muajt e fundit në të dyja vendet. Kreu i diplomacisë italiane gjithsesi nuk qartësoi nëse centralet e reja nukleare do të ndërtohen përfundimisht në territorin shqiptare apo atë italian. “Kjo nuk përbën asnjë dallim” - është përgjigjur prerë zoti Fratini, duke nënvizuar se në çdo rast impiantet do të jenë të gjeneratës së fundit, pra me një shkallë shumë të lartë sigurie. Pyetjes nëse ky projekt do të kërkonte mbi 20 vjet kohë për t’u realizuar, ministri Fratini është përgjigjur se shpresonte që të mos zgjaste kaq shumë. Ai citoi me këtë rast ministrin për Zhvillim Ekonomik, Klaudio Skajola që ka premtuar të ndërtojë centralet nukleare brenda mandatit 5-vjeçar të qevërisë Berluskoni. Ministri i Jashtëm shqiptar Basha garantoi se të dyja qeveritë do të respektojnë të gjitha standardet e kërkuara nga Agjensia Atomike në Vjenë. Gjatë qëndrimit në Romë ministri Basha do të takohet dhe me personalitete të tjera të larta të politikës italiane, si zëvendëspresidentin e Dhomës së Deputetëve, Roko Butiglione dhe Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Dhomën e Deputetëve, Stefano Stefani Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›