E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes bashkon sportin me historinë për 80-vjetorin e Çlirimit dhe 112-vjetori i FA

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit dhe 112-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përveç ceremonive dhe aktiviteteve zyrtare, këtë herë Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që t’i kremtojë ndryshe këto dy ngjarje, përmes një ndeshjeje sportive.

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u organizua një kampionat me disa ekipe pjesëmarrëse, mes të cilave skuadra e studentëve të Akademisë së Forcave të Armatosura dhe përfaqësues nga: Ministria e Brendshme me ekipin e RENEA-s; Ekipi U-18 i fëmijëve të ushtarakëve dhe Ekipi Kombëtar i Amatorëve të FSHF.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Nuredinaj.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo nismë bashkon sportin dhe historinë, duke nderuar traditën dhe angazhimin për më të mirën.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›